Nga Mero Baze
Lulzim Basha ka porblem serioz me simbolikat. Një prej tyre është 2 Prilli i 1991 në Shkodër. Në atë kohë Basha ishte kamarier në kafenë e Sigurimit të Shtetit në Rinas, dhe me siguri e ka parë si bezdi atë tragjedi. Pjesa tjetër e shoqërisë e ka marrë më seriozisht.
Por ajo ngjarje për fatin e keq të Lulzim Bashës, ka disa simbolika, të cilat janë të gjitha kundër Lulzim Bashës.
Ajo është një protestë e fort dhe dinjitoze kundër rezultatit të zgjedhjeve të 31 marsit 1991, ku Partia e Punës së Shqipërisë i fitoi rreth 68 për qind, në një garë e cila ishte formalisht e lirë, por ende nën peshën e pushtetit të fortë të Partisë së Punës. Ata që dolën në rrugë kundër rezultatit ë zgjedhjeve, ishin qytetarët e një qyteti që kishte refuzuar komunizmin dhe kishte votuar masivisht PD. Ndryshe nga ajo, çadra e Lulzim Bashës, nuk është protestë ndaj rezultatit të zgjedhjeve, por protestë ndaj mbajtjes së zgjedhjeve. Është përpjekje për ta lënë Shqipërinë pa zgjedhje. Është krejt e kundërta nga heroizmi i atyre njerëzve më 2 Prill.
E dyta, që ka shumë rëndësi, 2 Prilli është një krim politik, i shkaktuar nga një institucion represiv, siç ishte policia e dal nga diktatuar komuniste. Ishte koha kur policët ishin të armatosur dhe nuk egzistonte kultura e të sjellurit me protestat politike. Ndryshe nga 21 janari i vitit 2011, kur policia vinte pas 20 vjetësh demokraci dhe shtet ligor, dhe e kishin të ndaluar të qëllonin mbi njerëz, në atë kohë ishte ndryshe. Megjithatë drejtësia e vitit 1992 ishte shumë më e mirë se drejtësia e vitit 2012. E gjitha piramida komanduese e policisë së 2 Prillit shkoi në gjyq dhe u ndëshkua. U arrestuan dy ish zëvendësministrat e brendshëm, Drjetori i Policisë dhe policë të gjetur përgjegjës, edhe pse jo fajtorë për vdekjet.
Më 2012, ne kemi vetëm dy gardistë të thirrur si vrasës, të provuar si vrasës, dhe të liruar si vrasës.
Së treti kemi një diferencë të madhe, mes ish Ministrit të Brendshëm të 2 prillit 1991 dhe atij të 21 janarit 2011. Gramoz Ruci shkoi në Shkodër, shkoi në gjyq, u mbrojt në gjyq, edhe pse nën kërcënime të njerëzve të zemëruar dhe provoi që ishte larg asaj historie personalisht. Zyrtarët e tjerë përgjegjës përfunduan në burg. Ndryshe nga ata, Lulzim Basha ende nuk është thirrur as formalisht si vrasës i 21 janarit. Ai ende nuk ka shkuar të dëshmoj ku ishte çfarë bëri, pse i vrau, pse i fshehu provat, pse i fshiu gjurmët e krimit, pse pengoi prokurorinë të hetonte , pse mori në mbrojtje çdo njeri që kishte gisht në atë krim dhe pse ende sot përpiqet të bllokoj reformën në drejtësi që ai krim të mos hetohet dhe gjykohet normalisht. Dhe ky është është një ndryshim i madh mes dy ish ministrave të brendshëm që kanë në kurriz këto dy vrasje politike në Shqipëri. Dhe Lulzim Basha duhet të pyeste së paku vjehrrin për këtë situatë, se ai ka qenë në anën e Gramozit në atë kohë.
Së fundmi që vlen për të personalishtë është përdorimi i atyre familjarëve. Ata kanë nevojë të dinë të vërtetën për 2 Prillin, se gjyqin e kanë bërë. E vërteta është ende e pazbardhur. Ka dëshmi që implikojnë Sali Berishën dhe të tjerë afër tij se kanë provokuar gjakderdhje. Ka të tjerë që akuzojnë shërbimrt serbe, se kanë gisht në të. Mund të jetë dhe papërgjegjshmëri e polisë së pamësuar me demokracinë. Por ndryshe nga 2 Prilli, për 21 janarin nuk ka asnjë dilemë. Katër protestuesit u vranë “live” në TV. Aq “live” sa kamera fikson dhe vrasësin dhe të vrarin. E vërteta është se ata u vranë për të trembur opozitën dhe për ta kthyer në shtëpi, për të mos dal më në rrugë dhe për të vrarë shpirtin e protestës. Gjithcka u dirigjua nga Sali Berisha si urdhër-dhënës dhe Lulzim Basha si urdhër-zbatues. Lulzim Basha mund të jetë shpresë e kujtdo në këtë vend, shpresë për Kunatin, për gruan për vjehrrin, ndoshta dhe për ndonjë mbështetës të tij në PD, por nuk mund të jetë kurrë shpresë për të vërtetën e 2 Prillit. Pasi ai nuk mund të jetë njëkohësisht shpresë për një vrasje të gjykuar dhe autor i pagjykuar i një vrasje të zbardhur publikisht. Ai ka lënë 8 jetimë në këtë vend, të cilët po rriten përditë, duke e parë atë, si vrasin e babait të tyre dhe kjo nuk mbulohet dot nga një çadër. Kur rritesh si vrasës para syve të dikujt, as blindi s’të bën punë ndonjë herë.
Ndaj Luzim Basha duhet ta shmangte 2 prillin se nuk është simbolika që e ndihmon, por simbolika që e dëmton dhe pushkaton. Ka plot në PD që u shkon kjo ditë, por atyre nuk u shkon muhabeti me Lulin. TemA
Diskutime rreth kësaj post