Pasi konfirmoi shtatzëninë Einxhel Shkira nuk fshihet më dhe ka publikuar në rrjetet sociale disa foto me barkun e rrumbullakosur. Ajo shfaqet duke pozuar e veshur me pantallona rozë dhe një bluzë me arush ku shkruhet engjëll.
Mirëpo përpos komenteve pozitive, ka dhe nga ata që bëjnë komente të pavenda. “Zemër me këtë shtatzëni aq të madhe e keni bërë punën, sikur je e vetmja në botë shtatzënë”, i shkruan një komentues Einxhelit, e cila s’e ka lënë mangët pa përgjigje.
“Pse a mos je gjë edhe ti përveç meje? Për veten time e vetmja jam dhe për mua shumë e madhe është se nuk lind çdo muaj. E nëse ty të duket gjë e vogël të jesh shtatzënë atëherë po më dhimbset jot ëmë që të ka mbajt 9 muaj në bark e të ka rritur sa një gomar për me i bë këto komente një vajze shtatzënë’’, i përgjigjet moderatorja.
Më pas ajo e ka shpërndarë komentin edhe në Instastory ku ka shkruar: “Ndërkohë realiteti jonë maskilist që e trajton shtatzëninë sikur po ha një tas groshë a thu s’po bën një qenie tjetër. Po s’keni faj se ca gra më mirë të kishin ngrënë një tas groshë se të bënin ca si puna juaj.”
Diskutime rreth kësaj post