Vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve, Policia e Shtetit ka konstatuar 25 krime elektorale, nga 69 në total, që janë regjistruar që pas hapjes së fushatës në fund të muajit maj.
“Për këto procedime janë evidentuar 27 autorë, nga të cilët 7 janë arrestuar, 10 ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 10 janë shpallur në kërkim”, tha drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Çako shpjegoi para mediave, edhe refuzimin që i ka bërë kërkesës së ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, për të shkarkuar nga detyra shefat e komisariateve të Pukës, Gramshit dhe Dibrës.
“Theksoj se pas verifikimeve të bëra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, rezulton se shefat e komisariateve kanë kryer detyrën konform ligjit si dhe nuk janë konstatuar në asnjë rast në shkelje të Rregullores dhe Ligjit për Policinë e Shtetit, si dhe të gjitha veprimet procedurale për ngjarjet e ndodhura janë kryer në përputhje te plotë me Kodin e Procedurës Penale në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore respektive”, u shpreh Çako.
Kryepolici theksoi se e gjithë veprimtaria e uniformave blu është monitoruar nga partnerët ndërkombëtarë.
“Nuk ka patur asnjë denoncim në adresë të policisë që do të thotë se transparenca”, tha Çako.
Diskutime rreth kësaj post