6-7 për qind e banorëve të Tiranës ka fituar imunitet nga covid-19. Specialisti Genc Sulçebe tha se nga kjo ka rezultuar se njësia numër 9 është zona me pozitivitetin më të lartë.
“Ne përzgjodhëm një kampion nga dhuruesit e gjakut. Falënderojmë qendrën e dhurimit të gjakut. Ne bëmë një studim për antitrupat në fund të majit. Në 128 dhurues vetëm një doli pozitiv. Që tregon qartë që në muajt e parë të epidemisë qarkullimi i virusit në popullatën tonë ka qenë shumë i ulët.
Në javën e parë të korrikut në aplikuam të njëjtin studim në një kampion më të madh individësh që u përzgjodhën në 4 qendra Shëndetësore në Tiranë, u përzgjodhën në mënyrë të rastësishme. Rezultatet ishin të tilla, në Qendrën Shëndetësore 3, doli me 6.3 % të individëve, rreth 79 individëve ishin pozitivë antitrupat ndaj SARS-COV 2.
Në Laprakë pozitiviteti ishte 0. Në lagjen 8 pozitiviteti ishte 2.8%. Në lagjen 9 përqindja ishte më e lartë 17, 5%. Është një përqindje relativisht e ulët në krahasim me vende të Evropës që kanë një përqindje mesatare rreth 10%”, – tha Sulçebe.
Diskutime rreth kësaj post