Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatët për deputetë të qarkut të Krujës, ku pas aktivitetit ka kthyer edhe në një piceri për të konsumuar diçka.
Mirëpo Rama u tregua një fanatik i numrave dhe “supersticionit”, pasi u porositën vetëm pica numër 1 dhe 12, që përkojnë me atë që e konsiderojnë socialistët veten (të parët) dhe 12 pasi PS është renditur e 12-a në fletën e votimit në 25 prill.
Kreu i Qeverisë ua bëri porosinë të gjithëve, madje në një moment nuk dëshironte që ministrja Milva Ekonomi të merrte njëshin, por 12, e më pas “iu prish mendja”.
Diskutimi:
Rama: Kjo piceri Kruja është hapur nga ky djali i ri në 1 mars, dhe erdhëm pak t’i bëjmë reklamë se na u ankuan. Paska 26 lloje këtu, pica numr 12 është primavera. Ta marrim kshu? Ju merrni çfarë të doni. Merr njëshin ti se je e para ose 12.
Ekonomi: Unë po marr njëshin.
Rama: Njëshin po e marr unë ti merr 12, ose mirë t’i merr njëshin se je njëshi unë marr 12.
Gjermeni: Unë do marr 8.
Rama: Kush është 8-a, Kujtim Gjuzi ? Merr 12 mos luaj. Ti Eglantina ç’a do marrësh? Merr njëshin e Milvës.
Gjermeni: Po mirë.
Rama: Bosi bëj dy njësha dhe dy dymbëdhjeta, kalamanjve çfarë të duash.
Diskutime rreth kësaj post