Ata ia dolën ta mbajnë të fshehtë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël, jo pak por gati 5 muaj…
Fjalën e kemi për çiftin e dashur të shoëbizit, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. Megjithatë, na duhet pranojmë se gjatë gjithë kësaj periudhe janë përfolur aq shumë se Xhensila është shtatzënë, por pa u konfirmuar nga çifti.
Gjithsesi ata u dorëzuan dhe tashmë është mësuar se familja Kallaku do të shtohet me vajzë.
E ftuar në Kurthin e Piter Pan në tv Klan, Xhensila kishte zgjedhur të vishte një fustan pink, pas të cilit askush nuk dyshoi më se së shpejti do të vijë në jetë një vajzë.
Por, zyrtarisht këngëtarja aq e dashur për publikun e konfirmoi pas një pakoje të madhe që kishte ardhur surprizë, pas së cilës fshiheshin tullumbacet ngjyrë rozë.
Nuk kishte mbetur më asgjë për të thënë… Ashtu siç e kishte ëndërruar veten, nënë të një vajze, Zoti ia ka bërë realitet dëshirën.
Diskutime rreth kësaj post