Kasëm Pirjasi dhe Hysnie Hoxhallarikanë dalë sot përpara trupit gjykues.
Gazetarja e Fax News raporton se çifti ka qenë në përgjim ambjental për 30 ditë dhe janë zbardhur mesazhet.
“Ç’më bëre, më more në qafë,”- mësohet se i ka shkruan Hysnia me mesazh Kasëmit.
Me fillimin e seancës dy të arrestuarit do të njihen me akuzat.
Në Gjykatë nuk ka asnjë familjar, përveç gruas së Kasëmit.
Ditën e sotme në të nëjtën seancë gjyqësorë, do të jepet edhe masa e arrestit.
Mësohet se gjyqtare është Esmerilda Gabili dhe Prokuror Maksim Sota.
Vetëm dy ditë më parë ndodhi krmi makabër në qytetin e Vlorës.
Kasem Pirjasi është një 26 vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve i cili kishte një lidhje jashtë martesore me Hysnie Hoxhallarin.
Mësohet se që kur Olsi Hoxhallari ishte kthyer nga Greqia për shkak të festave të fundvitit , ai nuk kishte me mundësi ta takonte 38 vjeçaren e cila është nga fshati Strume i Fierit.
Dy të arrestuarit kishin pasur një histori që në fshat dhe përpara se Hysnia të martohej me të ndjerin.
Madje, sipas fakteve për këtë martesë kishte ndërhyrë Kasëm Pirjasi, i cili është i afërm me një nga kushërinjtë e viktimave.
I pyetur nga policia Kasëm Pirjasi ka rrëfyer se pasi Olsi ishte kthyer nga Greqia ai nuk po e takonte më dot të dashurën.
Në këto kushte ka bërë edhe planin, ndërkohë që Hysnia këmbëngul se nuk dinte asgjë për vrasjen. Gruaja ka shtuar se pasi Kasëmi i kishte vrarë të dy, edhe bashkëshortin dhe vjehrrën ,ai e kishte njoftuar për masakrën.
“E lava hanxharin ka rrëfyer gruaja e cila ka treguar edhe vendin ku ishte fshehur, ai i vendosi zjarrin banesës së vogël dhe kur ai iku, unë prita deri në orën katër të mëngjesit dhe pastaj njoftova policinë,”- tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post