Si u grabit kasaforta e kompanisë së deputetes socialiste
Një zyrë e një kompanie private në Tiranë, që është në pronësi të bashkëshortit të deputetes socialiste Mimoza Hafizi, është grabitur të diel nga disa persona ende të paidentifikuar.Zyrtarë të policisë së komisariatit nr.2, thanë se janë vjedhur vetëm 6 milionë lekë të vjetra.Vjedhja u konstatua vetëm pasditen e të dielës nga administratorët që më pas njoftuan edhe policinë, e cila nisi hetimet, me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe marrjen e dëshmive të ndryshme.Sipas policisë persona të paidentifikuar mëngjesin e të dielës, hynë në zyrat e një kompanie ndërtimi, aksioner i së cilës është edhe Hasan Hafizi.
Që aty autorët arritën të shkëpusnin kasafortën në të cilën ndodhej shuma e madhe e parave. Punonjësit e kompanisë ku administrator është Sherif Rakipaj, i thanë policisë se në kasafortë ka qenë një shumë parash dhe më pas janë futur edhe rreth 250 mijë dollarë të tjera, duke e çuar shifrën që mund të jetë vjedhur në më shumë se 300 mijë dollarë.Nga dëshmitë e marra nga policia është mësuar se autorët janë afruar me një triçikël që përdoret për transport mallrash të vjetra, për t’u fshehur më mirë. “Shqiptarja.com” shkruan se autorët kanë qenë së paku tre persona të veshur me xhupa me kapuç dhe së bashku mundën të zbrisnin kasafortën duke u larguar në drejtim të panjohur.
Diskutime rreth kësaj post