Persona të maskuar dhe të armatosur grabiten pasditen e sotme bankën e “BKT” në Laç e cila ndodhej 100 metra larg komisariatit të policisë.
Nga hetimet e para dyshohet se autor të grabitjes kanë qënë 2 persona të cilët janë futur nga dera kryesore e bankës pasi nuk ishte mbyllur akoma. Policia ndodhet në vendngjarje por ende nuk është bërë e ditur shuma e parave të grabitura.
Policia tha se grabitja ndodhi rreth orës 16:36. Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Laç ka rënë alarmi i nje Banke te Nivelit të Dytë.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar tek Banka, ku kanë konstatuar se:
Persona akoma të paidentifikuar nën kërcënimin e armës dhe të maskuar, pasi kanë thyer xhamin e njësisë së Bankës, kanë marrë një sasi parash të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës dhe janë larguar me një automjet.Paraprakisht mesohet se nuk ka persona të lënduar.
Janë organizuar dhe ngritur pika të shumta kontrolli, vijon krehja e zonës për kapjen dhe arrestimin e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post