Një i burgosur është arratisur nga ambjentet e Gjykatës në Vlorë. I arratisuri Mikel Kasa ka qenë në katin e dytë të Gjykatës për të marrë vendimin. Ai është larguar nga salla, ndërkohë që në sallë ka pasur dhe policë.
Mësohet se ai ka goditur një nga efektivët e policisë me grusht. Ai është hedhur mbi tavolinë dhe ka ikur me vrap.
Mikel Kasa ishte arrestuar për rrëmbim personi dhe sapo dëgjoi vendimin e Gjykatës është arratisur.
Për Kasën është dhënë vendimi me 5 vjet burg dhe akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 dhe personi ndodhej në gjykatë për vlerësim mase.
Mendohet se ai ka ikur vetë dhe nuk është ndihmuar nga persona të tjerë.
Mësohet se dyert e gjykatës kanë qenë të hapura, çka ka ndihmuar 28-vjeçarin të realizojë planin e tij.
Forca policie vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
Diskutime rreth kësaj post