Gjumi i keq dhe gjumi i pamjaftueshëm, vështirësojnë tejmase realizimin e ambicjeve tuaja të ditës.
Ja zakonet që duhet të merrni për një jetë më të relaksuar :
1. Lexoni para se të flini.
2. Rregulloni orarin e gjumit. Natyrisht, nëse mbrëmë keni fjetur në orën 2 të natës është e pamundur që ditën e ardhshme të flini në orën 9 dhe të zgjoheni në orën 6. Ndoshta edhe e bëni, por kjo e çrregullon totalisht orën biologjike të gjumit. Veç kësaj, humori i mëngjesit do të jetë katastrofik, si dhe rezistenca ndaj stresit do të jetë inekzistente.
Nëse e keni zakon të flini shumë vonë dhe kjo jua vështirëson zgjimin në mëngjes, mos u ngutni. Filloni, gradualisht të adaptoni orarin e gjumit çdo javë për gjysëm ore.
Pra, nëse këtë javë keni fjetur në orën 2 të natës çdo natë, javën tjetër ndërmerreni këtë ndryshim: Flini në orën 1h30. Javën e ardhshme në orën 1h, javën pas saj në orën e 12h30 e kështu me rradhë. Deri sa të gjeni ritmin biologjik normal të gjumit.
Mos bëni asnjëherë ndryshime radikale sepse janë jofunksionale dhe zakonisht dështojnë.
3. Shqiptarë, hiqni dorë nga yndyra!Gabimi që bëjnë të gjithë shqiparët: Ngrënia e brumit, yndyrës… edhe atë para se të flenë. Natyrisht që të hash qofte në orën 23:00 çdo natë dhe të mos zgjohesh me të gjitha sëmundjet e mundshme të zemrës, do të ishte një mrekulli.
Mos harroni një gjë: Çdo kush në këtë botë kërkon t’ju zhvasë, nisur nga mjeku i privatit, tek ai (me gjasë, i korruptuari) i shtetërorit, farmacisti i medikamenteve të sistemit shëndetësor që s’ekziston, e deri tek Mc Donalds ose piceria italiane e këndit : Që të gjithë këta duan që të jeni të sëmurë. Nëse doni që kurrë të mos keni të bëni me sistemin e tmerrshem shëndetësor, hani mirë! (rrjedhimisht dhe flini mirë).
4. Bëni sport gjatë ditës.
Kjo vlen sidomos për funksionarët. Pas punës: ikni në palestër. Nëse mundeni, pas zgjimit është edhe më mirë. Mjafton të bëni aktivitet fizik të paktën tre herë në javë.
5. Pini qumësht të ngrohtë në darkë.
Qumështi ndihmon në gjumë. Psikologët këshillojnë pirjen e qumështit para gjumit, meqë sipas studimeve të bëra së fundmi, rezulton që qumështi mund të ketë edhe efekt psikologjik që lidhet me përvojat fëmijnore të qumështit të gjirit. Bëjeni këtë rutinë dhe sigurisht që pas ca kohësh do të na falenderoni.
6. Ndaleni kafen.
Edhe njëherë: Të gjitha kafenetë rrugëve sigurisht që jo vetëm duan t’ju zhvasin, por duan edhe t’ju bëjnë të varur ndaj kafeinës për të shkaktuar të gjitha ato problemet shëndetësore që i cekëm më lartë, e për të cilat duhet të keni shumë të ardhura që t’i trajtoni.
Pini më së shumti 1 kafe në ditë, edhe atë para orës 3 pasdite. Kjo do të përmirësojë dukshëm cilësinë e gjumit dhe do t’ju ndihmojë të flini më herët.
9. Varësia ndaj aparateve elektronike Problemi më i madh dhe i përbashkët i gjithëve ne: Varësia ndaj rrjeteve sociale e, që natyrisht ka lidhje edhe me përdorimin e tepërt të aparateve elektronike. Sot në Shqipëri shohim prindër që çdo ditë, për t’u “çliruar” nga fëmijët e tyre, i prokurojnë një tjetër “agjent” edukimi: aparatet elektronike. Kjo mënyrë e vet-edukimit dhe edukimit të fëmijëve shkakton gjumë të parehatshëm, së pari nga thithja e informacioneve të tepërta e të panevojshme dhe stresuese, poashtu edhe nga drita e ekraneve të celularit, kompjuterit, etj. Lirohuni nga këto dhe jeta juaj do të përmirësohet dukshëm.
Diskutime rreth kësaj post