Vera po vjen dhe kryesisht të rinjtë, për t’u dukur bukur në plazh, kanë nisur që tani përgatitjet fizike. Dy mënyrat kryesore që ata përdorin, mbajtja e dietave dhe aktiviteti i shtuar fizik, shoqërohen edhe me probleme në lëkurë dhe flokë. Dermatologia Blerta Gjoni, në një intervistë për IN Neës thekson, se vitet e fundit këto problematika janë shtuar.
Blerta Gjoni: Gocat e reja mbajnë dieta, bëjnë palestër pak më tepër seç duhet dhe nuk ushqehen siç duhet, që domethënë është një kequshqyerje. Mund të ndikojë në shfaqjen e sëmundjeve të lëkurës, që domethënë mund të kemi rënie të flokut, përkeqësim të situatës së akneve, që janë edhe çrregullime hormonale të moshës së tyre. Shfaqja e terreneve mykotike, kryesisht në zonën e shpinës.
Gjoni thotë, se për çdo problem të konstatuar, të rinjtë duhet të konsultohen me mjekun, pasi sëmundjet e lëkurës që shfaqen nga kequshqyerja apo ushtrimet fizike të tepërta, bëhen kronike.
Blerta Gjoni: Nëse ato nuk paraqiten, do të kenë një përkeqësim të sëmundjeve të lëkurës. Në momentin që ato vijnë, normalisht do të marrin edhe trajtim. Duhet të kenë edhe pak më shumë vullnet, në kuptimin e asaj që një sëmundje nuk kurohet menjëherë. Do herë pas here të shikohet te mjeku.
Dermatologia Gjoni thekson, se duhet mbrojtur lëkura edhe me kremëra solarë, pasi dëmtimet nga dielli mund të ndikojnë në shfaqen e sëmundjeve edhe më të rënda siç është kanceri i lëkurës.
https://www.youtube.com/watch?v=uBAVkdyOAJU&feature=em-uploademail
Diskutime rreth kësaj post