Detaje të reja po zabrdhen nga vrasja që tronditi Tiranën, mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e Bllokut. Pas një sherri të ndodhur mes dy grupeve, mbeti i vrarë 28-vjeçari, Fabian Gaxha si dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Zanafilla e ketij sherri mendohet të jetë këngëtarja, Elvana Gjata e cila ishte me të dashurin, Ervin Mata i cili ështtë shpallur në kërkim.
Së fundmi mësohet se pasi ka nisur sherri mes Fabiol Gaxhës dhe Mevjol Bilo, ku ky i fundit ishte i njohur i Ervin Matës, këngëtraja është nxjerë jashtë ambientev të lokalit, por mësohet se ajo është kthyer dy herë për të marrë të dashurin e saj, Ervin Matën.
Kanë qenë kamerat e një biznesi pranë vendit të ngjarjes që kanë kapur këngëtaren dhe në momentin e ngacmimit dhe më pas kur ajo ka shkuar dy herë brenda, me sa duket për t’i thënë të dashurit të saj Ervin Mata të largohej e të mos priste Ervis Martinajn për sqarime.
Ndërkohë dje u bë e ditur se Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja.
Shpallja në kërkim policor e detyron Gjatën që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen.
Në kërkim për ngjarjen janë shpallur dhe i dashuri i saj Ervin mata, Fabian Allushi, Mevjol Bilo, të cilët kanë qenë të ulur në një tavolinë.
Diskutime rreth kësaj post