Mjekja gjinekologe Edlira Bylykbashi e ftuar në një emision televiziv, u shprehu se infertiliteti te meshkujt është rritur, ku tha se një në 20 meshkuj kanë probleme me lëvizshmërinë, shpejtësinë dhe numrin e spermatozoideve, ndërsa një në 100 meshkuj nuk kanë fare qeliza spermatozoide, po ashtu shtoi se gjithashtu nëse një çift tenton për 12 muaj me radhë shtatzëninë përmes jetës seksuale normale dhe nuk e arrin, atëherë jemi në kushte infertiliteti.
“Njeriu mund të vuajë nga infertiliteti apo steriliteti, njëlloj si sëmundjet e tjera. Nëse një çift tenton më shumë se 12 muaj jetë seksuale normale dhe nuk arrin shtatzëninë, atëherë jemi te infertiliteti.
Infertiliteti mashkullor është në rritje. Te meshkujt kemi numër të madh që kanë nivel të ulët të spermatozoideve, një në 20 meshkuj kanë probleme me lëvizshmërinë, me shpejtësinë, me numrin.
Ndërsa 1 në 100 meshkuj nuk ka fare qeliza spermatozoide. Ky është tagri i njerëzve që do shkojnë ose drejt riprodhimit të asistuar, ose drejt birësimit”, tha Bylykbashi.
Diskutime rreth kësaj post