Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zgjedhur ta kalojë fundjavën në natyrë, mes kuajve, teksa ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, Meta dëgjohet teksa thotë “si te Pylli i Lirisë”, duke iu referuar filmit shqiptar.
Ai shpërndan edhe një shprehje për kontaktin mes njeriut dhe kalit.
Postimi:
“Kënaqësia më e madhe që vjen prej të qëndruarit me kuajt, është vendosja në kontakt me elementët e rrallë të hijeshisë, bukurisë, shpirtit dhe lirisë”- Sharon Ralls Lemon.
Ju uroj një të Diel të bukur miq”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post