Për kuriozët, ata që i duan së tepërmi telefonat inteligjentë dhe për ata që janë tepër xhelozë për partnerin e tyre, tashmë vjen një lajm i mirë. Ju mund të përgjoni bisedat private të të tjerëve në aplikacionin WhatsApp. Për të arritur që të futeni në brendësi të bisedave të personave të tjerë, duhet të përdorni metodën e MAC spoofing, e cila parashikon 8 hapa të nevojshëm.
– Çinstaloni WhatsApp nga aparati telefonik.
– Kërkoni dhe gjeni smartfonin që doni të monitoroni, përgjoni.
– Gjeni adresën MAC të smartfonit që do të përgjoni. Adresa Mac është një numër i cili identifikon në mënyrë të veçantë çdo pajisje. Ja si ta gjeni:
Android: Settings → About phone → Status → Wi-Fi MAC address.
iPhone: Settings → General → About → Wi-Fi Address.
Windows Phone: Settings → About → More info → MAC address.
Blackberry: Options → Device → Device and Status info → WLAN MAC.
– Mbani shënim edhe adresën MAC të telefonit tuaj.
– Ndërroni adresën tuaj MAC me atë të smartfonit që do të përgjoni. Për të vendosur një adresë të re MAC duhet të instaloni një aplikacion të MAC spoofing. Për iPhone aplikacionet MAC që këshillohen janë MacDaddy X e WifiSpoof, ndërsa për Android është Busy Box.
– Instaloni sërish WhatsApp në aparatin tuaj celular dhe në momentin që kërkon një numër telefoni, vendosni numrin e personit që do të përgjoni.
– Vendosni kodin që ju kërkohet dhe që do të vijë me sms.
– Vazhdoni të lexoni bisedat.
Diskutime rreth kësaj post