Si të mbrojmë zemrën
Si të mbrojmë zemrën? Sëmundjet e zemrës shkaktohen nga faktorë të paidentifikueshëm dhe faktorë të modifikueshëm. Një njeri që konsumon duhan atëherë ka rrezik më të lartë për të vuajtur nga sëmundjet e zmerës. Edhe ata persona që vuajnë nga diabeti apo hipertensioni mund të preken nga sëmundjet kardovaskulare.
Faktorët e rrezikut Kardiovaskular lidhen me gjëndje të brendshme ose atë mjedisore. Disa prej tyre janë të modifikueshëm, të tjerët jo. Faktorët e pamodifikueshëm të rrezikut janë: Mosha, gjinia, trashëgimia raca dhe etnia. Meshkujt janë më të prekshëm nga Semundjeve Kardiovaskulare. Sëmundja fillon të shfaqet klinikisht te meshkujt që në moshën 45 –vjeçare, ndërsa te fermrat nga mosha 55-vjeçare. Por bashkëshoqërimi me faktorë të tjerë rreziku, mund ta prishin këtë rregullsi.
Trashëgimia edhe pse faktor rreziku i pamodifikueshëm, mund të zbutet në njëfarë mënyre. Zhdukja ose minimizimi i faktorëve mjedisorë të pranishëm edhe te paraardhësi trashëgues mund të dobësojnë fuqinë gjenotipike. Faktorët klasikë të modifikueshëm të rrezikut janë: Duhanpirja, hipertensioni arterial, dyslipidemia, diabeti, sindromi metabolic, sedentaria, faktorët psikosocialë dhe obeziteti. Dislipidemia, duhanpirja, sedentaria, hipertensioni, diabeti dhe sindromi metabolik e obeziteti, ndikohen përfillshëm nga stili i jetesës.
Por dislipidemia, hipertensioni dhe diabeti mund të kërkojnë edhe mjekim me barna. Faktorët psiko-socialë mund të ndikohen pozitivisht nëpërmjet masave ekonomiko-sociale që kanë të bëjnë me gjithë popullsinë. Faktorë të tjerë janë identifikuar gjithashtu si faktorë të mundshëm rreziku: Niveli i lartë i homocisteinës në gjak. Niveli i lartë i fibrinogjenit. Niveli i lartë i hsCRP (Proteina C reaktive e matur me metoda shumë të ndjeshme). Mikroalbuminuria. Ntrashja e intimës, ose pllakat në arteriet karotike. Indeksi qafëz këmbe – krah. Kalcifikimet në arteriet koronare.
Parandalimi
Eshtë dokumentuar në mënyrë të plotë se Sëmundjet Kardiovaskulare është shkaku madhor i vdekjes së parakohshme në shumicën e popullsive të Evropës, se është një burim i madh ç’aftësimi dhe se kontribuon në një masë të madhe në rritjen e kostove të kujdesit shëndetësor.
Arsyetimi i parandalimit të kësaj sëmundjeje bazohet në provat shkencore të sjella nga studimet e mëdha klinike të çerekut ë fundit të shekullit të kaluar dhe në vitet e deritanishme të këtij shekulli të cilat kanë treguar se: Patologjia që qëndron në bazë të SKV është ateroskleroza, e cila zhvillohet tinëzisht gjatë një harku kohor shumëvjeçar dhe në kohën kur shfaqen simptomat ajo është zakonisht e përparuar. Vdekja, infarkti i miokardit dhe insulti cerebral ndodhin shpesh herë në mënyrë të beftë, përpara se të jetë e mundshme ndihma mjekësore dhe për këtë arsye shumë nga ndërhyrjet terapike janë të pazbatueshme ose vetëm paliative.
Në një masë të madhe ngjarja e SKV lidhet me stilin e jetesës dhe me faktorë fiziologjikë të modifikueshëm. Eshtë treguar në mënyrë të padyshimtë që modifikimi i faktorëve të rrezikut ul vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë, sidomos në njerëz me SKV të njohur a të panjohur. Këto fakte përbëjnë një truall shumë të fortë në përpjekjen e përgjithshme për të mënjanuar efektet e rënda individuale dhe shoqërore të kësaj pandemie të pazhurmshme, truall i cili nuk mund të shpërfillet.
Rreziku për sëmundjet e zemrës
Duhanpirja
Hipertensioni arterial
Dislipidemia
Diabeti
Sindromi metabolik
Sedentaria
Faktorët psikosocialë
Obeziteti
Fruta dhe Perime
Brokoli
Nëse brënda 48 orëve konsumoni 300 gramë brokoli atëherë keni më shumë mundësi për tu mbrojtur nga sëmundjet e kockave. Brokoli ka lëndë të cilat mbrojnë kockat, sidomos për kockat e këmbëve.
Qershia
Gjatë verës duhet të kosnumoni çdo ditë qershi. Sipas studimeve qershia ndikon në uljen e tensionit të lartë të gjakut, duke filluar nga të rriturit deri tek të moshuarit që vuajnë nga kjo sëmundje.
Speca
Speci ka veti kuruese. Sipas studimeve speci mbron femrat nga sëmundjet e lëkurës. Gjatë verës sëmundjet e lëkurës janë në rritje për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së lëngjeve në trup
Bananja
Bananja duhet të kosnumohet nga çdo person i cili ka prombleme me mëlçinë. Sipas studimeve banaja ka përbërs të veçantë të cilët sulmojnë “bakteret” e këqija në mëlçi, që vijnë nga alkoli
Dieta
Një studim në Shtete e Bashkuara të Amerikës ka zbulur se meshkujt kanë më pak mundësi të dobësohen nëse mbajnë diet, në krahasim me femrat. Studimi thotë se një femër mund të humbë kilogramët e tepërt nëse mban një dietë të rregullt dhe shkon në palestër çdo ditë
Kumbullat
Një kokërr kumbull mund të ndikojë në largimin e depresionit. Një studim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë se kumbullat kanë efekt në përmisimin e humorit dhe në largimin e depresionit. Kumbullat këshillohet të konsumohen edhe nga personat që vuajnë nga stresi.
Diskutime rreth kësaj post