Vesa Luma po i kalon Krishtlindjet me dy personat më të dashur për të, djalin Lianin dhe bashkëshortin Big Bastën. Këngëtarja postoi një foto nga Zelanda e re ku familja shfaqen duke pozuar së bashku dhe shkruajti: “Gëzuar Krishtlindjet”. Mirëpo më vonë, Vesa është prekur nga një mesazh që i ka dërguar një ndjekëse.
Ndjekësja i ka dërguar foton e një vajze e cila ka pozuar me ta, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Këtë ëngjëll na e mori Zoti nga tërmeti, vetëm të shihje lumturinë e saj kur më tregonte fotot që kishte bërë me ju”, i shkruan ndjekësi Vesës.
“Si të festoj sot, ky mesazh më preku shpirtin”, shkruan Vesa.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post