Nese keni probleme me shampot qe bleni ne market apo edhe ne farmaci, ne ju sugjerojme te realizoni nje te tille, vete.
Për këtë shampo të mahnitshme nevojiten katër përbërës, shkruan Shije:
glicerinë (5 ml)
aloe vera (një lugë gjelle)
sapun të lëngshëm (60 ml ose shkrini pak sapun në 100 ml ujë të nxehtë si për shembull sapunin me bazë sode buke dhe ulliri)
vaj bimor (1 ml)
Përgatitja dhe përdorimi Aloen mund t’a merrni edhe në mënyrë direkte nga bima me një lugë. Për ta bërë këtë prisni një gjethe të saj dhe më pas ndajeni në dy pjesë në mënyrë gjatësore. Ndërkohë, nëse dëshironi, kësaj shampoje mund t’i shtoni edhe disa pika vaji esencial për t’i dhënë një aromë të këndshme. Vaji do të shërbejë edhe si një “ilaç” për të trajtuar disa probleme të veçanta si, humbja e flokëve, zbokthi dhe tharja e lëkurës së kokës.
Përzieni të gjithë përbërësit në një tas duke përdorur një lugë ose një blender (përzierës elektrik). Më pas ju mund të shtoni vajin esencial që preferoni. Në këtë mënyrë ju do të përftoni një preparat prej rreth 120 ml.
Hidheni atë në një shishe plastike ose qelqi, duke përdorur një gyp. Mos harroni se shishja duhet mbyllur mirë me një tapë. Këtë shampo mund ta konservoni dhe ta përdorni çdo herë që lani flokët.
Është e këshillueshme që flokët t’i lani çdo dy-tri ditë. Përpara se të përdorni shampon me aloe vera, tundeni pak shishen, sepse me kalimin e javës përbërësit kanë tendencë që të veçohen nga njëri-tjetri.
Diskutime rreth kësaj post