Gazetari, Elton Qyno duke folur mbi korruptiv të uniformave të policisë, u shpreh se nuk ka se si të mos ketë gisht ministri i Brendshëm, i cili është ai që firmos kontratën në prezencë edhe të privatit.
Gjatë një interviste televizive, Qyno tha se çmimi i uniformave të policisë si kapele, këmisha apo kollaret është ndryshuar gjatë bërjes së procedurave, çka është skandaloze. Ai tha më tej se e njëjta skemë është zbatuar edhe në tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë ku një set për sterilizimin ka shkuar në 120 euro, ndërkohë që vlera reale është 2 apo 3 euro.
Deklarata e Qynos:
“Nëse shqiptarët besojnë se ministri i Brendshëm nuk ka dijeni ndaj një procedure brenda institucionit, kjo është të vësh duart në kokë. Është ministri ai që hap procedurën tenderuese, është ai që ka i pari dijeni. Ky ministër ngre grupin e punës që so të merret me këtë tender, pastaj është komisioni ai që hap zarfet për kompanitë, dhe pasi mbyllet kjo procedurë zgjidhet fituesi. Në momentin që ezaurohet e gjitha kjo, ka një pauzë ku palët mund të ankohen dhe në fund është ministri ai që firmos në cilësinë e kontraktuesit në prani edhe të subjektit privat. Si nuk paska asnjë gisht ministri?
Nëse do të happen letrat dhe do të identifikohen dëshmitë e bashkëpunuesve me SPAK, sepse në këtë tender janë ndryshuar disa herë çmimet për çdo njësi për kapelet, kollaret, këmishat. Nëse ndryshohen çmimet gjatë rrugëtimit të prokurimit, kjo është çmenduri.
Nëse SPAK merret me ministrinë e Brendshme, Shëndetësisë, SPAK s’del dot nga Tirana. Po merremi me një tender ndërsa në SPAK ka 3 kallëzime për Ilir Beqajn. Të njëjtën skemë kemi edhe atje. Një kit për pajisjet kirurgjikale për sterilizim kushton diku tre 3-4 euro me koston e shtetit, ndërsa me të privatit kushton diku te 120 euro. Të frysh kaq shumë shifrat për një set apo për një uniformë policie është lemeri dhe turp”, tha Qyno.
Diskutime rreth kësaj post