E dielë, apo e diel ?
Në televizionet publike, gazetat ditore, shtëpi botuese, shpesh herë mungon një koncensus i përbashkët se cili është drejtshkrimi i drejtë i kësaj dite të javës.
Për këtë arsye, mënyra të ndryshme shfaqen kudo, dhe krijojnë konfuzion tek lexuesi shqiptar i rëndomtë.
Për t’i dhënë fund mjegullës që shkaktojnë burimet e ndryshme, lajme.al ka shkëputur për ju definicionin që propozon “FJALORI I GJUHËS SË SOTME SHQIPE” i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, hartuar nën drejtimin e prof. Androkli Kostallarit, botim i vitit 1980.
“DIEL, A (e) f. sh. ~A, ~AT (të). Dita e shtatë e javës, që vjen pas së shtunës. Të dielën tjetër (që vjen). Të dielën e kaluar (që shkoi). Këtë të diel. Të dielave. Çdo të diel. Ndeshjet e së dielës. sport.”
Pra shkruhet “e diel”. Dhe asnjëherë “e dielë, apo e diele”.
Diskutime rreth kësaj post