Emiljano Shullazi është përgjuar nga Shërbimi Informativ dhe prokuroria e krimeve të rënda me një vendim të gjykatës që prej janar 2016.
Ky fakt konfirmohet për Report Tv nga burime pranë grupit hetimor të cilët sqaruan se shkak për vënien në përgjim të Shullazit dhe disa personave të njohur me të është bërë deponimi i biznesmenit Arjan Zika, se ai ishte kërcënuar për ti dhënë pasurinë Shullazit.
Në 4 muaj përgjigje prokuroria ka arritur të mbledh disa provë ku të dyshuar për kërcënimin e Zikës dhe tritolin e vendosur në garazhdin e këtij të fundit më 13 Mars 2016 ka të arrestuarit Emiliano Shullazi, Blerim Shullazi e Gilmando Dani për kërcënimin e Arjan Zikos.
Shullazi sëbashku me Gilmano Danin, e Blerim Shullazin mbahet të ndaluar në drejtorinë e policisë Tiranë prej mbrëmjes së të shtunës ndërsa pritet që të martën ata të dalin para gjykatës aty ku prokuroria do kërkoj vlerësimin të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë arrest me burg.
Diskutime rreth kësaj post