Për kryeministrin Edi Rama, Koço Kokëdhima është i larguar nga PS. Të paktën kjo kuptohet nga komenti që ai i bën partisë më të re të krijuar nga Ben Blushi, LIBRA, dhe lëvizjes “Zgjidhja” të Koço Kokëdhimës. Pavarësisht se ky i fundit, këtë e quan lëvizje brenda PS, për kreun e kësaj force politike duket të mos jetë kështu.
Në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në “News24”, kryeministri Rama ka shprehur qëndrimin e tij sa i takon partisë LIBRA dhe lëvizjes “Zgjidhja”.
“Janë dy individë që kanë vendosur të shkëputen nga PS, është zgjedhje e tyre. Mbase gjejnë njerëz që kanë kohë t’i dëgjojnë”, është shprehur Rama.
Sakaq, ai ka theksuar se për të nuk është problem nëse kjo shihet si rrjedhje votash nga PS, pasi thekson se forca politike që ai drejton është e qartë sa i takon zgjedhjeve të 18 qershorit.
Kokëdhima ka nisur lëvizjen e tij “Zgjidhja”, dhe deri më sot sallat i ka ë mbushura plot, a ju shqetëson kjo?
“Nuk kam asnjë koment për këtë. Koços i uroj shëndet. Është diçka që zhvillohet jashtë rrugës së PS”.
Mund të jenë vota socialistësh që rrjedhin qoftë për LIBRA-n apo Zgjidhje-n?
“Po se janë edhe ata. Nuk i kam problem as ata. Për zgjedhjet e 18 qershorit ne jemi shumë të qartë, dhe shikojmë përpara. Kush është prapa dhe vrapon të kapë ternin është problem i tyre ne jemi lokomotiva. Janë dy individë që kanë vendosur të shkëputen nga PS, është zgjedhje e tyre. Mbase gjejnë njerëz që kanë kohë t’i dëgjojnë”.
Diskutime rreth kësaj post