Ministri Blendi Klosi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”. Ai është përballur me një situatë, disi të pazakontë: pyetjet e intervistës ia drejtuan vetë fëmijët e tij, Aroni dhe Ambla. Dhe disa prej gjërave që donin të donin, lidheshin me marrëdhënien që kanë prindërit mes tyre.
I pyetur nga djali Aron, si e bëri për vete bashkëshorten, Klosi u përgjigj:
“Me të thënë të vërtetën sa shumë i jam lutur Aron, po ti nuk i di të gjitha…”.
Ministri rrëfeu më tej se familja të dielën e ka kthyer në ditën e saj.
“Të kryqëzojmë gishtat dhe mos na marrin mësysh, janë këto fotot e ditës së diel që ne nuk i ndahemi njëri- tjetrit. Mezi pres të vij dita e diel dhe ne përpiqemi të rrimë të katërt bashkë. Jemi të gjithë bashkë.Tre gjërat që bëj cdo ditë janë, puth fëmijët, shkoj në punë dhe mendoj çfarë duhet të bëj ndonjë gjë të mirë dhe t’iu pëlqejë njerëzve, dhe i porosis fëmijët të mësojnë sa më shumë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post