Në tetor të vitit që lamë pas, trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha dhe partneri i saj Ledion Liço u bënë sërish prindër.
Sara solli në jetë fëmijën e tyre të dytë, vogëlushin London, portretin e të cilit ende jemi kuriozë ta shohim.
Megjithëse është përpjekur të tregohet diskrete me fëmijët e saj, duket se karantina e ka bërë Sarën “të lëshojë pak dorën” lidhur me fotot e dy djemve.
Si rrallëherë, ajo ka publikuar një pozë të ëmbël me Roman dhe vlen të theksojmë faktin se është fotoja e vetme që vogëlushi mund të dallohet më qartë!
Ajo ndodhet pranë shtratit të të birit, ndërsa ka fotografuar Roman-in të mbështetur mbi supin e saj teksa fle.
Sara e ka shoqëruar postimin me një zemër të kuqe, ndërsa duket se po kalon ditët perfekte të izolimit, pasi ndodhet ditë e natë pranë fëmijëve të saj dhe po shijon të gjithë kohën e mundshme me to.
Ndërkohë që Sara zgjedh të jetë herë pas here aktive në rrjete sociale, Ledioni preferon komplet të kundërtën, duke qëndruar sa më larg tyre.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post