Si quhesh zotni?
Te shohesh regjistrat themeltare te shtetasve nuk te ndihmon te kuptosh se si quhet Berisha, ish Presidenti, ish Kryeministri apo ish kryetari i Partise Demokratike.
Ne kohe te ndryshme ka emra te ndryshem, natyrisht pa ndryshuar mbiemrin.
Njehere Salih, pastaj Sali, heren tjeter perseri Salih e pak me gjate me pas, Sali.
Skandal.al ju sjell foto nga fletet e ketij regjistri.
Por cili eshte i verteti?
Kerkush nuk mund tua thote dot ne mungese te aktit te lindjes, akti i origjines ky.
Te dy emrat jane aty ne regjister, here si Salih dhe, heren tjeter si Sali, por pa mundur te kuptosh se perse ndodh kjo.
E njejta histori eshte edhe me atesine, emrin e babait pra. Edhe ai here shfaqet si Rame dhe heren tjeter si Ram. Nderkohe eshte po i njejti, Rame Berisha.
Po e njejta histori eshte edhe me gruan. Edhe ajo here eshte Lirija e heren tjeter eshte Liri.
Rregjistrat e deshmojne edhe kete.
E vetmja e dhene personale qe figuron ne regjister e pandryshuar eshte ditelindja.
Ne cdo flete, sa here qe shfaqet ajo eshte shume e qarte: 1 Korrik 1944.
Atehere, perse Sali Berisha vendosi te ndryshoje diten e lindjes kur mbushi 65 vjec?
Skandal.al insistoi shume per tu njohur me veprimet ligjore, standarde, ne nje rast te tille.
Ne mesuam se dita e lindjes, ndryshon vetem permes aktit te lindjes ose nje vendimi gjykate, por per kete te fundit, duhet serish akti i lindjes ose nje prove tjeter e pakundershtueshme, ne baze te se ciles te merret vendimi per nje ditelindje te re.
Ne rastin e Salih Berishes nuk eshte as njera e as tjetra.
Ka ndodhur qe ne 28 tetor 2009, nje prej oficereve te grupit te sigurise se ish kryeministrit, te mberrije ne zyren e gjendjes dhe te kerkoje ndryshimin e dites se lindjes ne rregjister e me pas edhe ne dokumentin e leshuar me kete ditelindje te re.
Me heret aty kish mberritur urdhri i zevendesministrit te ministrise se Puneve te Brendeshme ne baze te te cilit punonjesit duhet te vepronin.
Keshtu u be.
Ai qe per ne, dite me pare u identifikua si akt me numrin 342, ne fakt nuk eshte i tille. Eshte thjesht numri i veprimit te kryer ne rregjister dhe kaq.
Punonjesve te gjendjes civile ju premtua se do tu jepej akti i lindjes, si dokumenti baze me ane te te cilit po kryej ndryshimi i ditelindjes. Por ky akt nuk eshte depozituar ende edhe sot.
Atehere, kater gra te gjendjes civile jane mbledhur e kane hartuar nje proceverbal per aktin e kryer, ndryshimin ne regjister te ditelindjes se Kryeministrit ne detyre qe sapo kishte marre nje mandat te ri.
Perse ka ndodhur e gjitha kjo?
Askush nuk mund te jape nje pergjigje te qarte e te vertete.
Pervec Salih Berishes, askush tjeter.
Me kaq ndryshime te te dhenave personale, natyrisht qe eshte dicka serioze dhe arsyet duhet te jene po te tilla.
E gjitha duhet te kete nje spjegim, te deshmuar e te provuar, jo si ai qe e marrim me mend perse ka ndodhur e qe shfaqet ne regjister-Salih Berisha behet kryefamiljar me babe e nene gjalle. I pari, i pari.
Tani, per ne nuk eshte me habi heshtja e Berishes vete per kete.
Habi eshte heshtja e prokurorit.
Institucioni ne fjale u ngarkua me te drejten e hetimit permes nje ligji qe u hartua, votua e hyri ne fuqi, sic donte Salih Berisha.
Tamam ne ate ligj, te japesh te dhena te rreme, konsumon nje veper penale, pertej faktit se cdo funksion qe mban merr fund.
Atehere?
SkaNdal.al
Diskutime rreth kësaj post