Dukuria e pastrimit të parave është kthyer në një fenomen shumë të përhapur në vendin tonë, por shumë pak para drejtësisë.
Këtë e konfirmon edhe eksperti i ekonomisë. I ftuar në një intervistë televizive, Mateo Spaho thotë së Shqipëria 3-4 vitet e fundit është e përfshirë në raportet ndërkombëtare për rritje të ndjeshme të sektorit të pastrimit të parave.
Bashkëpunimi i politikanëve apo personazheve të krimit me personazhe të showbizit për të fshehur paratë e jashtligjshme është kthyer gjithashtu në një dukuri të përhapur në vendin tonë.
“Skemat kryesore të këtij bashkëpunimi me personazhe të njohur të showbizit bëhet nëpërmjet disa skemave. Njëra prej tyre është hapja e restoranteve të luksit, nga VIP-a. Është shumë më e thjeshte me restorante luksi. pasi përshembull, një verë që blihet 10 mijë lekë të vjetra në market dhe e shet në restorant me 100 mijë lekë. Ka, s’ka njeri ai pret faturat dhe kështu legalizohet një pjesë e parave.
Një tjetër skemë e njohur është ajo e taksive.
Shqipëria në vitet 90 nuk kishte as strukturat minimale për të kontrolluar, nuk kishte sistem. Edhe kuponi ka nisur me kalimin e viteve. Rriten kontrollet është rritur edhe sofistikimi i fshehjes së pasurisë.
Bashkëpunimi me personazhet e showbizit shqiptar. Është vrejtur një rritje eksponenciale faturimi. Është e vështirë të monitorosh një taxi sa klient merr dhe lë në ditë. Por nuk është normale që të kenë një rritje vjetore me 300% fitim.”, shpjegon eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho
Eksperti dha gjithashtu një shembull për të shpjeguar si mund të fuksionojë më konretisht bashkëpunimi i një politikani me një personazh të famshëm, me qëllim pastrimin e parave të paligjshme:
“Politikani ka përshembull 10 milion lekë. Vendos që një pjesë ta përdori të hapë restorant, në emër të një personi showbizi. Nëpërmjet faturave fut një pjesë të lekëve në sistem. Paguan taksat. Paratë rikthehen në sistem dhe janë të pastra.
Personazhi i showbizit, mundet që të nënshkruaj një kontratë me një noter që i detyrohet dikujt dhe duhet t’ja rikthej. Noteri “harron” që duhet ta denoncojë këtë gjë dhe e denoncon kur është momenti i duhur”, sqaron Spaho.
Diskutime rreth kësaj post