Teksa qeveria shqiptare synon qe te eleminoje korrupsionin krysisht ne universitete apo edhe spitale, ne fakt kjo e fundit ndjek politika te cilat vetem sa i japin shtyse korruspionit. Nje nder keto politika eshte edhe mos pagesa e tyre.
Qe nga dhjetori asnje pedagog ne universitete publike, asnje infermjer dhe asnje mjek nuk ka marre pagen. Pedagogët e të gjitha universiteteve publike janë pa rroga në mes të dimrit. Rroga e janarit ka marrë ditë vonese.
Ministria e arsimit thote se fajin e ka një Vendim i Keshillit te Ministrave, i cili ka mbetur , pa u firmosur, dhe ky akt i pabërë, ka bllokur vartësa në ministrinë e arsimit dhe financave për të alokuar fondet. Paga e dhënë në afatin e përcaktuar është serioziteti i shtetit, është imazhi i shtetit. është kontrata e mbajtur. Sepse në çastin kur shteti prish ose nuk respekton kontratën, atëhere edhe pala tjetër është e lirë të bëjë çfarë të dojë.
Perfshire ketu edhe korrupsionin, sepse ne qofte se nuk merr page, ne nje menyre ose tjeter duhet te sigurosh para. Dhe aq me teper kur behet fjale per profesione kaq serjoze sa mjeket dhe pedagoget.Vetem ne universitetin “Luigj Guraqkui” ne Shkoder jane rreth 175 pedagoge te brendhsem dhe rreth 200 pedagoge te jashtem te cilet nuk kane marre pagat e tyre. Po ashtu ne spitalin Rajonal te Shkodres jane rreth 711 punonjes te administrates te cilet po ashtu jane pa marre paga qe nga muaji dhjetor.
Per me teper ministria e arsimit dhe sporteve si dhe ajo e shendetesise kane zgjedhur te heshtin perballe ketij fakti. Asnje komunikim zyrtar nuk ka patur me vartesit e tyre e as me opinionin publik per te sqaruar kete mungese te alukimit te fondeve drejt punonjesve.
Diskutime rreth kësaj post