Politologu Ilir Kalemaj në studion e ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me paketën e madhe të qeverisë për të cilën u shpreh se Rama po e bën këtë në funksion të zgjedhjeve vendore. Ai tha se kjo është një mënyrë për të shpërndarë ‘plaçkë’ elektorale, ndërsa shtoi se paketa është simbolike sa për shpenzimet e fundvitit. Sipas tij, ndihma ekonomike përkthehet në numër votash.
“Ajo shihet në këndvështrim elektoral që Rama po e bën në funksion të zgjedhjeve vendore, pra mobilizim i elektoratit të PS sepse nga 1 mln persona përfitojnë rreth 670 që janë pensionistë, pastaj kemi administratën publike, shtresat e varfra, pra kjo është një mënyrë për të shpërndarë një plaçkë elektorale e mirë menduar nga Rama. Praktika e dhënies së shpërblimit në vitin e ri ka qenë një praktikë e të gjitha qeverive, por që për kategoritë e varfra i ndihmon sadopak pasi paketa simbolike është sa për shpenzimet e fundvitit, por sigurisht që kjo strategji përkthehet në vota sepse sa më i varfër të jesh aq më shumë e sheh si ndihmë atë”, u shpreh Politologu.
Sa i përket buxhetit të këshillit bashkiak, Kalemaj tha se ai nuk ka transparencë, ndërsa shtoi se Partia Socialiste është një makinë elektorale e cila ka fryrë administratën.
“Natyrisht buxheti i këshillit bashkiak është buxhet elektoral së pari mungon dhe transparenca. Ajo që shihet është se po shtohet dendësia e qendrave të banimit në Tiranë, shifrat e banimit kanë kaluar dendësinë e Hong Kogut dhe kjo ka pasoja psikologjike, ekonomike në popullatë. Po pse i duhet një pushtet kaq i madh bashkisë Tiranës? Kjo bëhet në funksion të zgjedhjeve për të marrë sa më shumë vota dhe për të siguruar dhe një 4-vjeçar. PS si një makinë elektorale ka fryrë administratën, por mendoj se e gjithë kjo është jo objektive”, thekson Kalemaj.
Diskutime rreth kësaj post