Një interviste e gjatë e Frrok Çupit në gazetën e njohur ku e krahasonte pushtetin e Berishës me diktaturën e Enver Hoxhës, bëri shumë bujë.
“E gjithë intervista është me krahasimin akoma nuk kemi shtuar shpejtësitë, jemi në të njëjtën karrocë siç është edhe enverizmi, veçse ne kemi një gjë që ky karrocieri ynë I rri gjithmonë në krahë karrocës së Enverit me qëllim që ta rrahë me kamzhik dhe të bëhet I besueshëm. Sado ta rrahësh komunizmin e shkuar, mbetesh komunist përderisa je në të njëjtën rrugë, shpejtësi, etj.
Madje ka demokratë sot e kësaj dite që e mbajnë mend. Edhe titulli ka qenë: E vërteta nuk e dëmton Demokracinë. Dhe u botua; 9 gusht. Gazeta dilte mezi 500 kopje në ditë. Ishte në një shtypshkronjë me plumb dhe nuk kishte kapacitet më shumë. Ajo u shit, u fotokopjua, kërkohej e kërkohej. Dhe shtypshkronja ka punuar një javë, pa nxjerrë numër gazete tjetër, një javë duke shtypur natë e ditë, se ishet kohë plazhi e shpërndahej Durrës, Vlorë, fshat, Ka shkuar 55 mijë kopje”, – shprehet Frok Çupi.
Në një dokumentar të Top Storyt thuhet se pas kësaj interviste Frrok Çupi u vu në shenjestrën e pushtetit të Berishës.
Diskutime rreth kësaj post