Barbana Dini është një ndër emrat jo pak të njohur të ekranit shqiptar e cila në fillimet e karrierës së saj dhuroi këngë që të gjithë i mbajnë mend.
Por prej kohësh këngëtarja i është larguar ekranit duke qëndruar larg vëmendjes nga mediat. Për sa i përket jetë private Barbana ka postuar foto me partnerin e saj duke mos e bërë publike fytyrën e tij por si duket së fundmi diçka ndryshoi në jetën e saj në këtë pjesë.
Barbana ka marrë suprizën më të bukur të ditëlindjes pasi partneri i saj identitetin e të cilin këngëtarja nuk e ka bërë akoma publik është ulur në gjunjë për ti bërë propozimin për martesë. Një moment ky sa emocionues aq edhe i papritur për të teksa sheh partnerin e saj të bëjë këtë gjë.
Mes një atmosfere të bukur këngëtarja tha PO teksa shihen të dy në gjunjë të emocionuar tashmë për një etapë të re që do nisin sëbashku. Nuk kanë munguar as urimet e miqve të pranishëm aty të cilët e kanë uruar menjëherë atë duke filmuar këtë moment të bukur.
Video:
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post