Një 33-vjeçar italian është përleshur me katër shqiptarë, të cilët i ishin futur në banesë dhe po tentonin ta grabisnin. Ai ndodhej në një bar kur në kamerat e sigurisë pa se katër persona po i futeshin në magazinën e shtëpisë së tij. italiani u nis bashkë me dy miqtë e tij për tu përballur me shqiptarët dhe rrugës njoftoi karabinierët, por mbërriti para tyre.
Në shtëpinë e tij ishin dy persona brenda një makine “Audi Rs5 Coupe”, dhe dy të tjerë brenda magazinës.
Në momentin që kuptuan se janë zbuluar, hajdutët brenda magazinës nxituan drejt automjetit të tyre, ku teksa largoheshin plagosën njërin prej miqve të 33-vjeçarit, pronarit të shtëpisë. Por, pavarësisht kësaj, asnjë prej italianëve nuk u dorëzua dhe nisën ndjekjen e shqiptarëve me një mjet të llojit Ford Fiesta. Dy makinat u përplasën me njëra-tjetrën gjatë ndjekjes dhe tre hajdutët shqiptarë arritën të largoheshin nga vendi i ngjarjes, ndërsa një 43-vje çar u arrestua.
Mjeti ‘Audi’ rezultoi se kishte qenë gjithashtu i vjedhur. Tashmë, dëshmia e 43-vje çarit pritet të zbardhë vendndodhjen e anëtarëve të tjerë të grupit.
Diskutime rreth kësaj post