Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi një rast se si mund të ndërrohen të dhënat e identitetit pa asnjë vendim gjykate, ashtu sikurse e kërkon ligji.
Një qytetar u paraqit në gjendjen civile të Kurbinit dhe mundi ta realizojë këtë pasi i kërkuan nën dorë një shumë prej 20 mijë lekësh (të reja).
Kësaj shume iu shtua edhe një shumë tjetër prej 10 mijë lekësh të cilat iu dhanë punonjësit të zyrës së shërbimit si shpërblim. Qytetari këmbëngul nëse të dhënat janë të sakta dhe se si mund të jenë ato në sistem, ndërsa merr garancinë nga asistenti i zyrës së Gjendjes Civile.
Zyra e Gjendjes Civile, Kurbin
Fiksi: Tani nuk besoj se do të ketë më probleme?
Përgjegjësi i gjendjes civile: Jo, jo nuk ndryshon ma tashi kjo, vetëm me dash ti, na qit prapë punë.
Fiksi: Po, kjo kështu ka qenë mo vllai. Unë s’kam… kështu janë të vjetrat (certifikatat) a e kupton?
Përgjegjësi i gjendjes civile: Këtë e ke për jashtë shtetit. Rregullohet edhe në sistem atje dhe e ke në rregull.
Fiksi: Po, këtu është në rregull edhe në sistem. Se kam hall, se ata çfarë nuk kontrollojnë.
Përgjegjësi i gjendjes civile: Ata çojnë konfirmim tashi të unë. E kupton? Po të duan më kontrollu ata, dërgojnë konfirmim. Konfirmimin e dërgojnë tek unë, e unë jua kthej përgjigjen se është në rregull.
Pasi e vulos certifikatën, rikthehet sërish në në zyrene gjendjes civile
Fiksi: Tani, ti më the 200 mijë lekë (të vjetra)
Përgjegjësi i gjendjes civile: Po.
Fiksi: Urdhëro. Nga 300 mijë (lekë të vjetra) e bëre 200 mijë (lekë të vjetra). Një kafe ty sa do të lej?
Përgjegjësi i gjendjes civile: Ça të duash vetë.
Fiksi: Po të lej 100 (mijë lekë të vjetra).
Përgjegjësi i gjendjes civile: Na nderove shumë faleminderit.
Fiksi: Jo më nderove ti që ma bëre.
Përgjegjësi i gjendjes civile: Paç faqen e bardhë!
Fiksi: Tani, po më duhet gjë tjetër mua?
Përgjegjësi i gjendjes civile: Ça të duhet ty, ti do të vish tek unë. Tani ti je këtu si me qenë unë.
Ky është një tjetër rast ku “Fiks Fare” zbulon skandale korruptive në zyrat e shtetit.
Diskutime rreth kësaj post