Këngëtarja Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj pak javë më parë shfaqën momente së bashku, duke treguar dhe rikthimin e tyre si çift, pas një ndarjeje të shkurtër.
Por, pas këtij rikthimi, Jonida Maliqi ka ndarë një shprehje në rrjete sociale, ku shprehet se nuk duhet të krijohet besimi tek njerëzit, pasi luajnë lojë të pistë.
“Si mund t’i besoj njerëzve? Njerëzit luajnë një lojë të pistë. Në fillim fitojnë besimin tuaj, dhe më pas të thyejnë shumë keq”, – është një frazë që ka zgjedhur të postojë në rrjete sociale Jonida Maliqi.
Mos vallë ka pasur përsëri keqkuptime me Romeo Veshajn? Disa ditë më parë, çifti udhëtuan drejt jugut të Shqipërisë, në një udhëtim romantik, ku me postimet e tyre treguan se ishin bashkë dhe të lumtur. Të dy kishin deklaruar se ishin single, por zgjodhën të bashkoheshin gjatë karantinës.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post