Nga Ylli Manjani
Nuk më bind aspak që dy fakirë, të cilët e shohin njëri-tjetrin për herë të parë në një sallë gjyqi me pranga në duar, të jenë grabitës të disa dokumentave hetimore në Prokurorinë e Durrësit.
Të dy të akuzuarit shpjeguan mjaft thjeshtë në sallën e gjyqit, se në kohën e pretenduar të grabitjes kanë qenë diku tjetër. Ata përmendën edhe persona të tjerë me të cilën kanë qenë.
E vetmja provë që flet kundër tyre janë disa gjurmë gishtash që janë gjendur në dy vende specifike.
Por askush nuk sqaron se si ato gjurmë janë vendosur aty?! Janë lënë vërtetë nga personat e akuzuar apo i ka vënë dikush tjetër? Ta zëmë nga vetë Policia e Shtetit, e cila donte se s’bën një arrestim për këtë ngjarje të rëndë…
Janë disa pyetje që e tejkalojnë logjikisht dyshimin se ata fakirë të jenë grabitësit e vërtetë.
1. Si mund të grabitet prokuroria nga dy persona që nuk njihen me njëri-tjetrin?
2. A mund të imagjinohet se të dy janë takuar “rastësisht” në vendin e grabitjes?!
3. A mund të grabitet një institucion publik që ruhet, të paktën pa dijeninë e rojes? Në të kundërt roja do ishte neutralizuar disi…
4. Si ka mundësi që gjenden gjurmë gishtash dhe jo pëllmbe? A mund të thyhet një sirtar tavoline me gishta, pra pa pëllmbë?
5. Vështirë të besohet se grabitjet të bëhen pa doreza, ndaj pyetja që ngrihet është a janë mendërisht në rregull “grabitesit”?!
6. A ka lidhje grabitja e zyrave me grabitjen e postës sekrete të po kêsaj prokurorie?
7. A mund të rrëzojnë disa gjurmë të dyshimta gishtash alibinë e të arrestuarve, të cilët provojnë se kanë qenë diku tjetër?
8. Po punonjësit e Prokurorisë a i kanë zbatuar rregullat për ruajtjen e dokumentacionit hetimor?
9. Kush janë personat që kishin dijeni për përmbajtjen e dokumentave të zhdukur?
Këto pyetje meritonin përgjigje dje, por askush nuk dha asnjë hint! Dikush mund të thotë se këto pyetje do t’i sqarojë hetimi. Por, mendoj se duhet të ishin sqaruar tashmë ose smund të kishim arrestime. Për ndryshe llogjika fut ujë…
Ajo që kemi parë deri tani është vetëm propagandë për të fshehur realitetin.
Dje vunë gjumë opinionin duke shpallur “grabitës” dy fakirë që jo vetëm nuk e njohim njëri-tjetrin, por paskan grabitur dokumenta me vlerë hetimore që atyre nuk ju intereson!!!
Kjo është maskaradë!
Ministria e Brendshme që ka nën hyqëm edhe prokurorinë, po luan keq!
Kështu ka qenë në komunizëm…
Kujdes!
Diskutime rreth kësaj post