Në seancën e kaluar parlamentare, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përjashtoi deputetin e opozitës Adriatik Alimadhi. Deputetët votuan për të përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi Alimadhin, ndërsa sot ka reaguar ky i fundit.
Alimadhi pretendon se deri në fund debatit ka zbatuar dhe ka qenë në përputhje të plotë me rregulloren, ndërsa tregon edhe fjalinë që ka dashur të thoshte në Kuvend.
“Edhe deputetët e opozitës kanë votuar pro përjashtimit tim për 10 ditë nga Kuvendi? Si ka mundësi që ndodh kjo? Edhe pse nuk më lanë të flisja, nuk më dëgjonin, këta kanë votuar pro. Ç’bëhet kështu, të mendosh se jemi në Parlamentin e Shqipërisë, ku deputetit i privohet e drejta e fjalës?
Ai nuk mban përgjegjësi për fjalët e tij me kushtetutë, edhe me ligjin për trajtimin e deputetit, deputeti shprehet lirisht. Kush e ka ndjekur deri në fund debatin, ju siguroj se kam zbatuar dhe kam qenë në përputhje të plotë me rregulloren, kam nisur fjalinë time vetëm për Projekt Rezolutën, asgjë tjetër nuk është gabim.
Sa kam përmendur fjalinë partia e punës, ish-partia kriminale komuniste, sot Partia Socialiste, kryetari i Kuvendit ndërpret fjalën. Mirë Enver Roshi e ngriti dorën, por Arlind Çaçani që nuk e votoi, si ka mundësi tre vota? Të mendosh që kjo parti me këtë mendësi dhe veprimtari komuniste t’i drejtohet Komisionit Europian me Projekt Rezolutë, është fatkeqësi kombëtare që Shqipëria drejtohet akoma nga kjo mendësi, këtë fjali do të thoja, por më privuan të drejtën e fjalës…”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post