Këtë të martë Luiz Ejlli ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” dhe u ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve, thashethemeve dhe ka treguar projektet e reja të tij. Përveç këtyre Luizi ka treguar edhe marrëdhënien e tij tani me ish-banorët e tjerë të “BBV2”.
“Nuk kam fol me asnjë prej tyre përveç me Kristin që e kam takuar 2, 3 herë , Gent Hazizi më ka marr në tel për një emision, Ronaldo më ka shkruar dhe Kejvina… unë e kam thënë që në momentin që i fik dritat e asaj shtëpie çfarë ka ndodhur në atë shtëpi e kam lënë aty…”
Gjithashtu Luizi ka treguar se përveç koncerteve të shumta, datat e të cilave janë të zënë për këtë vit, ka pranuar se do të jetë edhe pjesë e një filmi.
Diskutime rreth kësaj post