Aktorja Alesia Xhemalaj ka rrëfyer një prej momenteve të saj të vështira në jetën e saj si aktore. Por ai që i ka ardhur në ndihmë ka qenë ish presidenti Bamir Topi.
E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, Alesia ka rrëfyer se gjatë një prezantimi në publik, aktores i ka rënë të fikët dhe në këtë moment personi që i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore ka qenë Bamir Topi, ish-presidenti i Republikës.
“Isha e ftuar në promovimin e librit të një njeriu shumë të nderuar, isha bashkë me një kolegun tim Kristianin dhe do të lexonim disa poezi. Aty kishte njerëz shumë të rëndësishëm sepse personi në fjalë ka qenë dikush me pozitë.
Një ditë më përpara kisha dhënë gjak dhe atë ditë nuk kisha ngrënë mëngjes, por kisha pirë vetëm kafe dhe një gotë verë. Sapo hipa tek poltroni fillova të lexoj: ‘Gjethet bien…’, dhe kaq mbaj mend se më ra të fikët.
Kur hapa sytë pashë përballë dikë që më ulte dhe më ngrinte këmbët që të më qarkullonte gjaku. Ai person ishte ish-presidenti Bamir Topi”, ka rrëfyer Alesia.
Diskutime rreth kësaj post