Zelanda e Re ja ka dalë ta menaxhojë situatën e vendit dhe për të katërtën ditë rresht, vihet re një ulje e rasteve me Covid-19. Në total Zelanda e Re ka 1239 të infektuar dhe vetëm një vdekje.
Ky vend, me një popullsi prej 5 milion banorësh, është izoluar prej thuajse një muaji dhe jo vetëm po ja del ta menaxhojë situatën e krijuar nga pandemia, por ta eleminojë përfundimisht.
Deri tani, përpjekjet duken pozitive! Në vendet e tjera, shenjat pozitive kanë mjaftuar që vendi të lirojë paksa kufizimet. Danimarka përshembull, që ka të paktën 5597 raste dhe 218 vdekje njoftoi se do të fillojë të lirojë kufizimin e lëvizjeve javën e ardhshme nëse rastet vijojnë të jenë të qëndrueshme.
Kurse nga ana tjetër Zelanda e Re do të vijojë me shtrëngimin e masave kufitare, që do të thotë se të gjithë ata që futen në këtë vënd do të kalojnë 2 javë në karantinë, para se t’i kthehen normalitetit.
Izolimi i shpejtë dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve kanë rezultuar masat më të mira në reduktimin e këtij virusi dhe shpëtimin e qindra jetëve.
Avantazhet kryesore të Zelandës së Re në këtë luftë ishin dy: gjeografia dhe koha. Zelanda e Re e konfirmoi rastin e parë më 28 shkurt dhe më 29 mars, vendi njofton për viktimën e parë dhe të vetme deri tani nga Covid-19.
Koha që patën për të mësuar nga eksperienca e Kinës dhe fakti që ky ishull është shumë larg vendeve të tjera, bën që Zelanda e Re të jetë një hap para të tjerëve në këtë luftë.
Gjithsesi, mësimi që vendet e tjera duhet të marrin prej saj, është kombinimi i shkencës dhe menaxhimi i mirë. Deri tani, Zelanda e Re ka bërë 51,165 teste kurse Britania e Madhe, një shtet që ka 13 herë më shumë njerëz se ajo, ka testuar vetëm 208,837 banorë.
Diskutime rreth kësaj post