Në një takim të zhvilluar me qytetarët në Njësinë 5, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste është në prag të shkrimit të historise, sepse shkon e sigurt drejt fitores së mandatit të tretë.
Ai theksoi se në Shqipëri ka shumë punë që janë nisur nga Partia Socialiste, të cilat ajo do t’i përfundojë me sukses, ndërsa alternativa e PD-LSI janë riciklimi i vjetërsirave.
“Fakti që edhe shumë nga kundërshtarët tanë po i bashkohen familjes së PS, do të thotë se jemi në rrugë të mbarë. Alternativa që na vjen nga PD-LSI është riciklimi i vjetërsirave dhe kjo nuk mund të quhet ndryshim, nuk mund të quhet gjë e re.
Këtu nuk është pyetja vazhdimi i mandatit të tretë për PS. Këtu pyetja është: Si guxon rikthehet për herë të tretë Saliu?! Pasi vrau, preu, veshi shumicën e nënave me të zeza dhe sot thotë: “Më provoni edhe njëherë të tretë, në moshën e Enverit! Ky është thelbi”, – nënvizoi kryebashkiaku.
Diskutime rreth kësaj post