Akademiku Artan Fuga ka komentuar takimin e tretë të Mini-shengenti ballkanik që u mbajt në Durrës mes liderëve të katër vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, profesor Fuga ka theksuar se samiti i mini-shengenit është fitore e diplomacisë serbe.
Ndër të tjera Fuga ka shkruar Shqipëria po e humbet busullën e orientimit sepse gjatë viteve 90’-të rruga ishte e qartë drejt Brukselit e Strasburgut, ndërsa tani tre dekada më vonë po përfundon në Beograd.
Postimi i plotë:
Minishengeni ballkanik – një fitore e shkëlqyer e diplomacisë të Serbisë!
Ne shqiptarët në vitin e largët ’90 u nisëm për Bruksel e Strasburg dhe ja tani pas 30 vjetësh përfunduam në Beograd!
E kemi në fis!
U nisëm me Gjergjin për në Napoli përfunduam në Stamboll!
U nisëm për në Moskë përfunduam në Beograd!
U nisëm nga Moska përfunduam në Pekin!
Si është e mundur?
Ore mos jemi budallenj ne?!!!
Eshtë njësoj si të nisesh me tren për në Pogradec dhe të përfundosh prapa Malit të Dajtit!
Nejse, më vonë, pas disa orësh, do ta them çfarë mendoj se tani po nisem për Durrës të bëj një lojë domino me shokët aty ulur te bordurat buzë detit te Hekurudha!
Gjeopolitikë e madhe kjo!
Po Nako Spiru kur do ta vrasi veten???
Kam ethe për domino se radhën e kaluar Lomi kishte fut në lojë dy dopja gjashta që më ngecën mua në dorë!
Eshtë hilecak dreqi, por gjatë dominos trajtojmë edhe çështje gjeopolitike dhe kështu do jem më i përgatitur!
Ishalla nuk ka shumë ballë deti, nuk fryn shumë erë dhe nuk bie ndonjë nga ky bukëshkali i paturpshëm, imoral që na vika nga përplasja e Afrikës me Europën!
Cfarë viti 2019!
Nuk e them kot te libri im Shoqëria Piramidale si viti më i çuditshëm i historisë sonë!
Na la pa shtet, na hodhi tërmet, na tani edhe minishengenin prej gjasme!
Dopjogjashtë!
Diskutime rreth kësaj post