Klement Balili dhe biznesmenët grekë të përfshirë në narkotrafik e transportonin drogën me kamion të ngarkuar me fruta.
Në dosjen e prokurorisë, zbardhen detaje të reja të trafikut të drogës të organizatës kriminale të drejtuar nga Klement Balili.
Transporti i drogës nga organizata kriminale e drejtuar nga biznesmeni grek dhe sarandioti i shpalluri në kërkim Klement Balili, bëhej me kamion të ngarkuara me fruta të ndryshme.
AbcNews ka mësuar se në njërin nga dy rastet e trafikut të drogës, ku është përfshirë biznesmeni nga Saranda, është dokumentuara se transporti i drogës do të bëhej me kontenier të mbushur me portokalle.
Në dosje thuhet se në fillim të majit të viti 2016, autoritetet e drejtësisë greke kanë transkiptuar disa biseda telefonike, të rrjetit që drejtohej nga Klement Balili në bashkëpunim me dy biznesmen greke. Sipas kësaj bisede, që rezulton e pasqyruar në vendimin e caktimit të masës së sigurisë ndaj Balilit, flitet për trafikimin e një sasie të konsiderueshme të drogës. Gjatë këtyre bisedave, të dyshuarit Klement Balili dhe biznesmenet Alifandi Georgios dhe Anagnostopoulos Ksenofondas planifikojnë rrugën që droga do të ndjek drejt Evropës Qendrore.
Autorietet kanë transkiptuar bisedën, ku thuhet se Balili do të nisë nga Shqipëria drejt Greqisë një skaf të mbushur me mbi 500 kg drogë. Me të mbërritur në greqi, kjo sasi droge do të vendoset në vendet e fshehura të krijuar enkas për trafik droge në kamionët e kompanisë së transportit të shtetasit grek Patsiavouras Charalambos. Këto dy kamion të mbushur me sende të ndryshme do ta kalojnë në Bullgari. Atje droga do të zhvendoset në një kontenier të mbushur me portokalle që ishte në pronësi të kompanisë së shtetases Maria Dardha me qëndrim në Bullgari.
Më pas, ky kontenier i mbushur me portokalle dhe drogë kishte si destinacion përfundimtar Belgjikën, ku dyshohet se do të pritej nga dy shtetas shqiptar, tashmë të proceduar në Belgjikë si pjesë e këtij rrjeti. Por në dosjen e gjykatës, theksohet se për shkak të vonesave, të shkaktuara nga problemen me ndërmjetësuesit e transportit të drogës dhe vështirësive të transportit, malli nuk arriti në Bullgari. Kjo vonesë, thuhet në dosje, bëri që portokallet e ngarkuar në kontenier të prisheshin dhe ata u asgjesuan pa u transportuar në Bullgari.
Veç këtij rasti, prokuroria ka dokumentuar edhe trafikun e rreth 679 kg drogë me skaf nga Saranda në Greqi, ku edhe u sekuestruan duke u arrestuar i gjithë rrrjeti i shtetasve greke dhe dy skafistëve shqiptare. Ndërsa Balili u shpall në kërkim si nga autoritet greke ashtu edhe shqiptare. /ABCNews/
Diskutime rreth kësaj post