Shpellari i kohës moderne, Angelo Mastropietro e ka realizuar ëndrrën e tij jetësore, pasi transformoi një shpellë 250 milionë vjet të vjetër në një shtëpi tejet luksoze.
Pasi shpenzoi 160,000 funte dhe 1,000 orë duke gërryer dhe gdhendur nëpërmes disa tonëve gurë, 38-vjeçari më në fund e shndërroi shpellën në një shtëpi luksoze që ka Wi-Fi, ujë dhe ngrohje nën dysheme.
Mastropietro ishte pronari i një kompanie të suksesshme në Australi, atje ku ai jetoi për dy dekada, derisa u diagnostikua me sklerozë më 2007, që e la atë përkohësisht të paralizuar, transmeton Gazeta Express.
Ai tha: “Dëshirova të jem në një vend ku jam më i lumtur dhe më i shëndetshëm”. Shpella, e cila është përdorur si një shtëpi katër-dhomëshe për 300 vjet, u braktis në vitin 1940.
Ai e bleu shpellën, e rregulloi dhe e shndërroi në një shpellë moderne, të cilën mund ta shihni më poshtë se si duket.
Diskutime rreth kësaj post