Taçi fillon të angazhohet si një lojtar burse online. Fillimisht duke realizuar transaksione të vogla, e më pas, duke tërhequr një grup investitorësh përmes një fondi.
“Arritëm që të gjithë të shumëfishonim kapitalin tonë në bursë. Pas disa vitesh para monitorit isha kthyer në asocial, kisha arritur limitet e mija fizike e mendore. Vendosa të ndërpres këtë inciativë, të shoh dicka tjetër. Këtu ndoshta është momenti që krijoj 1-milionëshin e parë” u shpreh Rezart Taçi, biznesmen.
Deri tani, kemi folur për historinë e panjohur të Rezart Taçit deri te krijimi i milionit të parë të dollarëve. Kjo shumë e ktheu në atdhe. Ai ishte gati të luante në një ekonomi dinamike, plot hapësira të errëta siç ishte ajo e Shqipërisë, një terren i volitshëm për lojtarë si Taçi. Fillimisht e nis si tregtar produktesh ushqimore dhe lëndësh të para, e më pas, hedh hapin e madh drejt naftës. Fillimisht e fusin në lojë disa italianë.
“Kompania italiane vendos të tërhiqet, në atë moment kishim krijuar një strukturë, dhe një staf të caktuar, vendosa të vijoj vetëm me një kompani timen të importimit dhe shitjes së produkteve të hidrokarbureve, gjithashtu krijuam një rrjet prej 320 pikash karburante”.
Këtu, nis historia e një njeriu që i kërkonte problemet gjithë kohës, mjaft që fitimet të ishin në anën e tij. Në vitin 2003, Rezart Taçi do të krijonte kompaninë “Taçi Oil”. Në vitin 2004 themeloi “Anika Enterprises” me seli në Zvicër ndërsa në vitin 2006 kompaninë e tregtimit me pakicë të naftës “Kuid”. Emri i Taçit bëri bujë mediatike nga fundi i vitit 2005, depozitat me mijëra ton naftë të tij në Shëngjin u shkrumbuan. Pas 16 vitesh, ai komenton për herë të parë atë ngjarje.
“Në fund viteve 2005 është e vërtetë kjo ndodhi, dikush ka vendosur din a mit kur depozitat ishin të tejmbushura. Unë nuk krijoj armiqësi, ndoshta pozicioni ynë në treg, zotërimi i një përqindje të tregut ka krijuar reaksione. Autori nuk është zbuluar” u shpreh Rezart Taçi, biznesmen.
Taçi duket se doli më i fortë pas ngjarjes në depozitat e Shëngjinit. Ndërrimi i pushtetit në vitin 2005 nga Fatos Nano te Sali Berisha i dha një hov të ri ngjitjes së tij drejt majave./Top story
Diskutime rreth kësaj post