Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka folur për rastin e rrëmbimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga policia serbe brenda territorit të Kosovës. Ibishi ka thënë se reagimi do të duhej të ishte në mënyrë reciproke i policëve të Kosovës.
Megjithatë thotë se është e vështirë të dihet se sa policë serbë ishin në këtë ngjarje, derisa policët kosovarë ishin vetëm tre.
Ibishi ka thënë se mbase mund të flitet për një situatë ku janë kapur të papërgatitur dhe në flagrancë, raporton Express.
“Ata janë të armatosur dhe çdo herë duhet të jenë vigjilent meqë kanë të bëjnë me brezin kufitar. Është dashur të veprojnë në mënyrë reciproke. Ishte e vështirë të dihej se sa policë ishin nga ana e Serbisë, tre ishin zyrtar kufitare nga ana jone. Mund të flasim në një situatë që kanë mundur t’i zënë në flagrancë”, ka thënë Ibishi në FRONTAL të T7.
Ai tutje ka thënë se policët që veprojnë në zonën e kufirit duhet të jenë shumë më vigjilent dhe të përgatitur dhe sugjeron trajnime që të mos përsëriten situata të tilla.
“Mendoj se zyrtaret policore, sidomos ne pjesën e kufirit shumë më vigjilent më të përgatitur dhe të reagojnë me vendosmëri që të mos bien viktimë e provokimeve të policëve të Serbisë. Fjalori që ata përdorin gjatë arrestimit është tejet nënçmues tejet fyes. Sido që të jetë , zyrtarët policorë duhet të kalojnë në trajnime që sidomos në zonat kufitare të kenë gjitha masat paraprake dhe të gjitha masat e sigurisë ti qasen detyrës ngase mundet përsëri të ndodh”, ka thënë Ibishi.
Diskutime rreth kësaj post