Projekti i ri i Portit të ri të Durrësit do të krijojë lehtësira edhe për mallrat e destinuara për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, duke hapur në këto dy shtete portet e thata respektive në varësi të Portit të Durrësit.
Ministri për Infrastrukturën i Kosovës, Liburn Aliu, deklaroi se Porti i Thatë i Prishtinës, nën varësi të Portit të Durrësit, do të jetë një zonë përpunuese për mallrat që do të kenë destinacion këtë shtet. Sipas ministrit Aliu, si pjesë e këtij projekti të Portit të ri të Durrësit, do të jenë hekurudhat që do të lidhin Portin e Thatë të Prishtinës me atë të Durrësit.
Ministrja Belinda Balluku:“Sot ka qenë një ditë e rëndësishme pasi u jetësua ajo çka thuhet prej kohësh, bashkëpunimi rajonal dhe ajo çka Bashkimi Europian ka vënë si prioritet përsa i përket Ballkanit Perëndimor. Sot kemi prezantuar Portin e ri të Durrësit në zonën e Porto Romanos që është projekt i integruar i cili do të akomodojë jo vetëm nevojat e shtetit shqiptar përsa i përket transportit detar për 4 dekadat e ardhshme, por do të akomodojë kërkesat dhe nevojat e Maqedonisë së Veriut me një port të thatë të akomoduar në Strugë dhe të Kosovës me një port të thatë të akomoduar në Prishtinë“.
Blendi Fevziu: A mund të më thoni konceptin e portit të thatë çfarë është?
Ministrja Belinda Balluku: “Koncepti i portit të thatë është një zonë përpunuese sikur të ndodhej në Durrës, por që ndodh në vendin pritës. Nuk do të ndalohen në sistemin shqiptar për të bërë përunimin në Portin e Durrësit, por do të transportohen menjëherë në dy portet e thata të ndara sipas faturimit dhe për cilin destinacion kanë ardhur.”
Blendi Fevziu: Z.Aliu, ku do të ngrihet Porti i Thatë i Prishtinës?
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu:” Porti i Thatë i Portit të Durrësit në Prishtinë në kryqëzimin e linjave hekurudhore që lidh Shkupin, Sofjen… afër Fushë Kosovës. Është linja hekurudhore ekzistuese që vihet deri afër 30 km me kufirin e Shqipërisë. Nga Durrësi përmes linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit që është projekt në Republikën e Shqipërisë. Nga studimi i fizibilitetit do të tregohet a do jetë linja nga Miloti në Prizren apo linja nga fshati Mjedë në Gjakovë. Kjo është linjë e re hekurudhore, do dalë në linjë hekurudhore ekzistuese në zonën e Gjakovës e cila lidhet me linjë hekurudhore ekzistuese. Porti ndërtohet në Prishtinë në afërsi të Fushë Kosovës. Në këtë udhëkryq që do të lidhë përpos autostradat në të njëjtat korridore edhe terminalin kargo të aeroportit të Prishtinës që është në afërsi, do kemi kombinimin multimodal të mallrave nga transporti detar me ato tokësore dhe ajrore.”
Blendi Fevziu: Kjo marrëveshje që keni me Portin e Durrësit do të jetë e vlefshme dhe me Portin e Tivarit?
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu: “Jo nuk është e vlefshme, por në atë moment duke pasur parasysh që Porti i Tivarit e ka të vetmen dalje linjën ekzistuese Tivar-Beograd e cila është një hekurudhë e vjetër dhe teknikisht është shumë më e pafavorshme se sa kjo linjë këtu, i bie që dhe Porti i Tivarit do të ketë mundësinë që të sjellë mallra përmes Shkodrës.”
Blendi Fevziu: Dhe ju po flisni që përmes Prishtinës ata mund të shkojnë drejt Beogradit dhe zonave të tjera.
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu: “Aktualisht jemi në modernizim të linjës hekurudhore nga Shkupi në Prishtinë dhe nga Prishtina në Jarinje e cila do jetë për Beograd, e cila do jetë në vazhdimësi pastaj projekti që lidh Nishin dhe Sofjen dhe kemi dy linjat hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë dhe Klinë –Prizren të cilat do të afrojnë hekurudhën. “– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post