Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se opozita ka qenë shumë aktive dhe e paduruar për të mbyllur Reformën Zgjedhore dhe të niset me zbatimin e saj, por, sipas tij kryeproblemi është shitblerja dhe kriminalizimi i votës.
“Opozita ka qenë shumë e tonizuar, shumë aktive dhe e paduruar për të mbyllur Reformën Zgjedhore dhe të niset me zbatimin e saj. Por, kryeproblemi është shitblerja dhe kriminalizimi i votës. Sistemi që kemi në fuqi është po i njëjti që garantoi në vitin 2013 rotacionin politik. Sistemi ra kur vota u kriminalizua. Pa u zgjidhur kjo çështje, të tëra sistemet do të hyjnë në krizë po u futën kriminelët në të. Ata që marrin përsipër të flasin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duhet t’i japin përgjigje kësaj çështjeje. Nuk i kanë dhënë përgjigje, por kanë nisur të merren me probleme të tjera: me kutitë e votimit se me çfarë do të transportohen”, tha Vasili në A2.
Në lidhje me protestat opozitare, Vasili tha: “Aksioni politik është shumëformësh. Nuk është vetëm protesta mjet shprehjeje. Protesta është mjet që e kemi përdorur, do ta përdorim sërish, por mjet janë edhe denoncimet publike”.
Diskutime rreth kësaj post