Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur një shqetësim tepër të madh. Sipas tij, shumë persona edhe pse tashmë mund të jenë shëruar nga COVID-19 ende nuk iu bëhet tamponi dhe për fat të keq nuk marrin certifikatën e negativizimit.
Pikërisht këta persona kanë ngelur pengje të COVID-it dhe nuk mund të rihapin biznesin apo të shkojnë në punë.
Shkrimi i plotë:
“PENGJET E COVID-IT
Në vazhdën e problemeve të shumta me përgjigjen shqiptare ndaj COVID, është harruar edhe një kategori shumë e rëndësishme pacientësh – personat që janë diagnostikuar me COVID dhe janë shëruar, pra prej ditësh nuk kanë simptoma dhe probleme klinike.
Sipas rregullores, këta persona duhet të ripërsëritin testin e tamponit dhe, në rast rezultati negativ, quhen të shëruar nga COVID.
Problemi është se, në kushtet kur tamponët nuk mjaftojnë as për të sëmurët që në raste të caktuar duhet të presin ditë me radhë, kërkesa e të shëruarve konsiderohet “luks” dhe merr prioritetin më të ulët të mundshëm.
Personalisht njoh raste personash të shëruar që nuk mund të shkojnë në punë apo nuk mund të rihapin aktivitetin e biznesit, pikërisht për shkak se ende nuk kanë marrë çertifikatën e negativizimit.
Një pyetje për ministrinë dhe komitetin:
SI DO TË ÇLIROHEN TË SHËRUARIT NGA PENGMARRJA E COVID-IT?!”, shkruan Dasho.
Diskutime rreth kësaj post