Gazment Bardhi ka deklaruar se nga Berisha e ndan shpallja e tij non grata nga SHBA, por tha se nuk dëshiron që të copëtojë opozitën.
I pyetur nga gazetarët në panelin e emisionit “Open”, Arjon Sulo dhe Eri Murati, se si do të bashkëpunojë me një non-grata, ai tha: Ashtu si bashkëpunon Edi Rama në qeverinë e tij!
“Siç bashkëpunon Rama me non grata e tij në qeveri. Askush prej jush nuk merret me non gratat që qeverisin Shqipërinë, ndërsa mua më thoni shmangni ju, dhe bëjeni copash opozitën se do rrimë peng e një çështje që nuk është e imja. Është një çështje që mua më ndan me Berishën, dhe ai e mirëkupton këtë fakt, sepse vetë e pranon se ajo çështje ekziston dhe është problem i tij me SHBA”, tha Bardhi në News24.
Diskutime rreth kësaj post