Ish-zëvendës ministrja e Financave Irena Beqiraj, foli për Mini-Shengenin Ballkanik dhe si do të ndikojë në ekonomi. Beqiraj theksoi se Serbia është përfituesi më i madh, sidomos ekonomikisht, për shkak se eksporton më shumë se çdo vend ballkanik.
Deklarata e Beqiraj:
“Me Kosovën, do isha për treg të përbashkët dhe të lehtësojmë tregtinë, nga dokumentet dhe procedurat, që pengojnë nëpër dogana dhe të kemi kufij të përbashkët, të kemi një ndalesë e jo disa. Serbia do jetë përfituesi më i madh sepse eksperton më shumë në rajon e do jetë përfituesja më e shpejtë, në rast se kemi bashkim doganor. Unë mendoj se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet që t’i futen kësaj rruge, nuk duhet bashkim doganor, por të kemi treg të përbashkët.
Serbia ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë, Shqipëria nuk e ka këtë gjë. Ne nuk dimë ku të shkojmë, është akrobaci politike, pa përfitim ekonomik për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk mund të ketë bashkim doganor mes vendeve tona, për shkak të nivelit ekonomik të shteteve ballkanike. Ne duhet të thellojmë CEFTA-n. Të gjitha vendet e rajonit duhet të punojnë shumë me ekonomitë e tyre të brendshme. Iniciativa është e rrezikshme, do humbim kohë më kot”, u shpreh Beqiraj.
Diskutime rreth kësaj post